Lajme

Gjenden mbetjet mortore të një viktime të luftës

Mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Individi figuron në listën e personave të zhdukur nga lufta.

“Nga gërmimet sot, kemi gjetje të minimumi një personi. Personi, në këtë rast, bëhet fjalë për viktimë të luftës që potencialisht mund të jetë dhe do të jetë në listën e personave të zhdukur. Ky është një prej lokacioneve të planifikuara për t’u kryer këtë vit”, ka konfirmuar udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

Lexo më shumë  Të huajt punësohen në Shqipëri: S’do qëndrojnë gjatë, shkak informaliteti

Gara ka thënë se gërmimet në këtë lokacion kanë nisur sipas planit të parashikuar, pas atyre në Bishtazhin.

“Para dy ditëve, kemi përfunduar gërmimin në Bishtazhin, jemi takuar bashkërisht, kemi vlerësuar planin e punës së komisionit, jemi rikthyer sot në lokacionin në Arbanë në kërkim të një personi potencialisht që mund të jetë në listën e personave të zhdukur”.

Lexo më shumë  Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë javën e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Në Bishtazhin të Gjakovës, javën e kaluar për herë të dytë prej vitit 1999 janë rikthyer gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë. Aty janë gjetur eshtra kockore të rreth katër viktimave, që i përkasin periudhës së luftës.

Rruga Press

YouTube player