KryesoreLajme

Gjenden armë dhe mjete eksploduese gjatë bastisjeve në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për mediat se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.

Lexo më shumë  Kurti takon drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar: Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë

Në një podrum, në vendin e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, janë gjetur armët, mjetet eksploduese dhe pajisjet e tjera, sipas Elshanit.

“Bastisjet janë kryer në tre lokacione në Mitrovicë të Veriut, tre në Zveçan dhe një në Banjskë”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës, që pas sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka kryer disa bastisje që lidhen me sulmin terrorist.

Lexo më shumë  Kreu i Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %

Rruga Press

YouTube player