KryesoreLajme

Gjenden armë dhe mjete eksploduese gjatë bastisjeve në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për mediat se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Në një podrum, në vendin e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, janë gjetur armët, mjetet eksploduese dhe pajisjet e tjera, sipas Elshanit.

“Bastisjet janë kryer në tre lokacione në Mitrovicë të Veriut, tre në Zveçan dhe një në Banjskë”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës, që pas sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka kryer disa bastisje që lidhen me sulmin terrorist.

Lexo më shumë  Pas Australisë, Norvegjia ul përkohësisht taksën e karburantit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Rruga Press

YouTube player