Gjenden 17 pako me kokainë mes bananeve në Gjermani, hetuesit: Ja si shqiptarët e trafikojnë drogën nga Ekuadori
Policia gjermane ke sekuestruar 17 pako me kokainë, secila me peshë nga një kilogram në një dyqan ushqimesh në qytetin e Würzburgut.
Zyra e Policisë Kriminale të Bavarisë raporton se droga ishte fshehur në kuti të mbushura me banane.
Por gjetja aktuale në dyqanin ushqimor Würzburg nuk është rasti i vetëm i këtij lloji në rajon.
Një sasi më e madhe droge u gjet në nëntor në një magazinë bananesh në Marktheidenfeld kur u zbulua 60 kg kokainë.
Nuk dihen ende mbështetësit e këtij operacioni kontrabandë.
Sasi të mëdha kokaine u zbuluan në Hesse në vitin 2019 dhe në disa supermarkete bavareze të të njëjtit zinxhir si në Würzburg në 2017.
Në procesin gjyqësor të hapur në Mynih për kapjen e 800 kilogramëve kokainë në arkat e bananeve që lëviznin në tregjet e Bavarisë Jugore, doli në pah se kokaina vinte kryesisht nga vendet e Amerikës së Jugut dhe midis trafikantëve të ndryshëm, ishin edhe ata shqiptarë që bënin kryesisht shpërndarjen e drogës dhe dërgimin e saj në destinacion, kryesisht në vendet e Evropës.
Origjina e gjetjes aktuale në Würzburg mund të jetë e njëjtë, por detajet janë ende të paqarta.
Rruga Press