Bota

Kremlini reagon ndaj Bidenit: Deklaratat e tij po e rritin tensionin në Ukrainë

Kremlini ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, se Rusia çdo indikacion tregon se Rusia është e gatshme ta sulmojë Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se tensioni po rritet nga deklaratat e tilla.

“Për fat të keq, tensioni vazhdon të rritet me deklarata të tilla”, ka deklaruar Peskov.

Presidenti Biden, ka thënë të enjten se çdo indikacion po çon te ajo se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën, duke përfshirë edhe shenjat që Moska po kryente një operacion të rremë për të justifikuar aktin që forcat ukrainase dhe pro-Rebelët e Moskës kanë shkëmbyer zjarr.

Moska nga ana tjetër, e ka dëbuar zyrtarin e dytë nga ambasada e SHBA-së në Rusisë, teksa lëshoi një letër ku akuzoi Uashingtonin për injorimin e kërkesave të saj të sigurisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  OKB-ja voton unanimisht të mbyllë misionin në Irak, dy dekada pas pushtimit amerikan
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *