Bota

Gjenden 132 trupa njerëzish të torturuar në Makariv, Kuleba: Arkiv online për të dokumentuar krimet e luftës

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 132 trupa njerëzish të torturuar dhe vrarë në Makariv, në rajonin e Kievit. Kjo u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, e cila në një postim në Tëitter, e quan zbulimin “një krim të ri, monstruoz lufte”.

“Në Makariv, një qytet i çliruar pak ditë më parë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu viktimat e bombardimeve ruse që mbetën nën rrënoja. Qyteti, është gjysmë i shkatërruar”, thotë ministria.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka shkruar në Twitter se është krijuar një arkiv në internet për të dokumentuar krimet e luftës të Rusisë.

“Ne kemi krijuar një arkiv në internet për të dokumentuar krimet e luftës të Rusisë.  Provat e mbledhura për mizoritë e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë do të parandalojnë kriminelët e luftës që t’i shpëtojnë drejtësisë”.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *