Bota

Çernihiv, qyteti i shkatërruar prej javësh pa ushqim dhe elektricitet

Në qytetin Çernihiv, njerëzit mund të dalin nga strehat ku ishin strukur që prej 24 shkurtit për shkak të bombardimeve ruse.

Për javë të tëra, qyteti, i ndodhur 80 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, ishte i rrethuar. Atje nuk kishte furnizime dhe infrastruktura e dëmtuar do të thotë se është ende e vështirë të dërgosh ushqim në qytet.

“Të gjithë filluan të bërtisnin, të gjithë ishin të mbuluar nga pluhuri dhe tymi. Më pas dikush tha se ishim goditur nga një bombë. Një fqinji im, të cilit iu shkatërrua apartamenti, ndodhej në aneks në momentin e shpërthimit. Ai shpëtoi, por gruaja dhe vajza që ndodheshin në korridor vdiqën menjëherë”, u shpreh një grua.

Lexo më shumë  Lindberg: Rusia bllokoi GPS-ët, përdor Bjellorusinë e Wagnerin në luftën hibride

Do të duhen të paktën 4 vjet për të riparuar Çernihivin, deklaroi të shtunën kryebashkiaku Vladislav Atroshenko. Ai raportoi se 70 për qind e qytetit ishte shkatërruar nga sulmet ruse.

“Këtu jetonin njerëz paqësore. Këtu ishte lagjja ime, ishte shtëpia ime”, tha një qytetare.

Fëmijët flasin për eksperiencën e tyre në streha. “Në fillim nuk ndihesha mirë, por më pas njoha shumë shokë dhe ishte më mirë. Por në të gjithë bodrumin nuk kishte energji elektrike”, tha një tjetër.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Pas tërheqjes së trupave ruse, disa dhjetëra njerëz u rreshtuan për të marrë bukë, veshmbathje dhe ilaçe jashtë një shkolle të dëmtuar, që shërben si pikë shpërndarjeje.

Çernihivi dikur kishte një popullsi prej 50 mijë banorësh, ndërsa sot kanë ngelur vetëm 3.700.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *