KryesoreLajme

Gjasat e Kosovës për anëtarësim, Këshilli i Evropës konfirmon – opinioni i Bakoyannis në rend dite javën që vjen

Java që vjen është e rëndësishme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka në rend dite çështjen të Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Këshillit të Evropës për Telegrafin thuhet “duke iu referuar emailit tuaj, pika është në rendin e ditës të Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare javën e ardhshme”.

“Pasi të miratohet nga Komisioni, draft opinioni duhet të diskutohet dhe miratohet nga Asambleja”, bën të ditur nga Këshilli i Evropës.

Saktësisht në agjendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci thuhet se në rend dite është opinioni statutor mbi aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore (51) 30.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Raportuese është Dora Bakoyannis.

Ndërkaq, lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE ditë më parë ka folur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili në një mbledhje të ekzekutivit bëri të ditur se Qeveria e Kosovës i ka dhënë  dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai pati njoftuar se lidhur me këtë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve…. të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”, ishte shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

E lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës ditë më parë ka njoftuar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se më 27 mars në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se ka udhëtuar për në Paris.

“Jam rrugës për Paris, ku si anëtar në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim në kuadër të Këshillit të Evropës do të diskutojmë çështje tematike të Komitetit por edhe do të kam takime rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook. /Telegrafi/

YouTube player