Lajme

Gërvalla: Turp është ta presësh në zyrë Radojiçiqin, turp s’është të mbrosh qëndrimet kushtetuese

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, është shprehur e zhgënjyer me seancën e sotme mbi situatën në veri, pasi ka thënë se ka “pritur krejt diçka tjetër”.

Ajo ka thënë se ndërkombëtarët presin nga institucionet e Kosovës që të ndërtojnë shtet demokratik me vendime “të guximshme”.

“Të gjithë e dimë që dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe. Dhe e dimë cilat janë bandat serbe që i terrorizojnë banoret brenda republikës. Është kohë e vështirë që kërkon vendime të vështira. Në dallim nga ata që sot flasin në emër të Lidhjes Demokratike kanë qenë pjesë e zhgënjimeve… SHBA dhe BE nuk presin nga ne as nënshtrim e as servilitetin, presin të ndërtojmë shtet demokratik me vendime të guximshme. Antiamerikanizëm është shkelja e sovranitetit të Kosovës. Turp nuk është të mbrosh qëndrimet kushtetuese e ligjore, turp është ta presësh në zyrë të kryeministrit Radojçiqin dhe kolegët e tij. Jo pse është serb, por pse është kriminel”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Shumica e shteteve të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës

Gërvalla ka pyetur opozitarët pse po reagojnë ashpër kur po përmenden emra konkretë.

“Unë për dallim nga kryeministri nuk përmend emra konkret sepse po e shoh që sidomos te PDK-ja po shqetësoheni fort. Athua pse po shqetësoheni kaq fort pse po u djeg kaq shumë. Pse nuk po shkojnë në zyrë kryetarët tuaj të zgjedhur”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *