Gërvalla në Strasburg dorëzon aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Këshillit e Evropës, ka konfirmuar Sharr Jakupi, shef i kabinetit të ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se “ministrja Gërvalla sapo ka përfunduar takimet në Këshillin e Evropës, ku ka dorëzuar personalisht aplikimin.
“Mund të konfirmoj: Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës”-ka shkruar ai.
Rruga Press