Lajme

Vuçiçi: Marrëveshja e Washingtonit u prish pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të enjten, raportoi Danas.

Disa minuta pasi Qeveria e miratoi në parim nismën për anëtarësim, Vuçiqi iu drejtua mediave duke iu thënë se “e prishën” marrëveshjen, referuar Kosovës.

Lexo më shumë  77 organizata mjedisore dhe të shoqërisë civile kundër Ramës: Nuk mjaftojnë garancitë politike për Zvërnecin

Vuçiq ka paralajmëruar se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë të premten. Ai të mërkurën tha se për Kosovën do të kishte “përgjigje serioze” në rast se aplikon.

Anëtari i partisë së tij SNS, Vladimir Gjukanoviq, të enjten tha se e sheh reale mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *