Lajme

Gërvalla në ‘Medica Gjakova’, flasin për sfidat e të mbijetuarave të dhunës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar organizatën e cila merret me përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, “Medica Gjakova”.

Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj udhëheqëseve të kësaj organizate për kontributin e tyre në mbështetje të grave viktima të dhunës në baza gjinore, luftimin e stigmatizimit dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Përfaqësueset e “Medica Gjakova” falënderuan Ministren Gërvalla për vizitën dhe shpalosën para saj një sërë vështirësish dhe sfida administrative, ligjore, shëndetësore dhe praktike me të cilat ballafaqohen, integrimin dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore.

Rruga Press

YouTube player