Sport

Champions League nuk zhgënjen, mësohen çiftet çerekfinaliste, ndeshje super të zjarrta

Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Ligës.

Nga ora 13:00 ka filluar hedhja e shortit dhe tashmë janë ekipet i kanë mësuar ekipet kundërshtare.

Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Arsenali, Bayern Munichu, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmundi dhe Atletico Madridi janë tetë skuadrat të cilat ishin në short.

Shorti ka caktuar katër ndeshje të zjarrta, por njëra padyshim se do të jetë kryesorja e kësaj faze.

Real Madrid – Manchester City do të jetë ndeshja që do të thotë fjalën e fundit në çerekfinale.

Por, edhe ndeshjet tjera Arsenal-Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain-Barcelona do të jenë shumë të forta.

Ndeshja e një niveli më të ulët është ajo mes Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Arsenal – Bayern Munich

Atletico Madrid – Borussia Dortmund

Real Madrid – Man City 

Paris Saint-Germain – Barcelona

YouTube player