Lajme

Gërvalla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm i Kosovës pas pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nëse Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës.

Gërvalla tha se vendimi për aplikim për anëtarësim në këtë mekanizëm është marrë në kohën e duhur.

“Tani është koha për të marrë vendimet e duhura. Prandaj, edhe kemi vendosur qe ketë vendim të rëndësishëm ta marrim tani. Ne besojmë që ky është hapi i duhur në kohën e duhur. Nga anëtarësimi fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush, fitojnë qytetaret e Kosovës, fiton rajoni, fiton Këshilli i Evropës”, ka thënë  kryediplomatja në një konferencë  për media të premten.

Sipas saj, Kosova ka mbështetje, edhe me shkrim, të shumë shteteve anëtare të Këshillit Evropës.

Ministrja e Jashtme ka thënë se nga bisedat me përfaqësues te Francës i është thënë se ky shtet e përkrah anëtarësimin e Kosovës më Këshillin e Evropës.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

“Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të Bashkimit Evropian edhe të Francës, ne na është thënë qe Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Franca ndërkohë mund të ketë ndonjë dilemë ne mund të bisedojmë por nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka folur edhelidhur me afatet e anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke thënë se është një proces i gjatë, ku ne kemi bërë vetëm hapin e parë.

“Kjo procedurë për shtete të ndryshme ka zgjatur. S’mund të them a zgjatë 1 vit a 7 vjet, apo vetëm disa muaj”, tha ajo.

Gërvalla ka komentuar edhe paralajmërimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, se katër shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Ajo ka thënë se zyrtarisht Kosova nuk ka pranuar asnjë informacion nga asnjë shtet se do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë informacion nga asnjë shtet, fakti që vetëm pak orë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës ata (Serbia) thonë që i kanë gati katër çnjohje tregon dy gjëra ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohje për dallim nga ajo çka deklarojnë publikisht”, ka thënë Gërvalla.

Serbia pretendoi sot se janë gati 4 shtete që të tërheqin njohjet e shtetësisë së Kosovës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *