Uncategorized

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Grupet më të fuqishme në Bundestag po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.

Ambasadori Ajeti, në një postim në Facebook, ka publikuar letrën e dy deputetëve gjermanë, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja, përmes së cilës përkrahet anëtarësimi i Kosovës në KiE.

Lexo më shumë  Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve

“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti

Ndryshe, sot edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Lexo më shumë  Instruktorë britanikë të zbulimit trajnojnë pjesëtarët e FSK-së

Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se mezi presin ta shohin Kosovën si pjesë të Këshillës të Evropës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *