Lajme

Gazetari jep version tjetër nga Policia: I riu nga Tirana nuk ndërroi jetë në spital, por i pushoi zemra në komisariatin policor nr.3

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit gjatë natës në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Laer Kurti dyshohet se ka humbur jetën në ambientet e komisariatit nr. 3 pas shoqërimit të tij nga patrulla. Duke iu referuar burimeve edhe nga spitali i Traumës, Çelmeta konfirmon se i riu kishte shkuar i vdekur në spital.

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Laer Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Informacion paraprak i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP):

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L.K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *