Bota

Gazetari i Sky news flet për momentin kur ai dhe ekipi i tij u zunë pritë në Ukrainë

 Korrespondenti i Sky news, Stuart Ramsay ka folur për herë të parë për situatën e që i ndodhi në periferi të Kievit muajin e kaluar. Në  Sky news, Ramsay tregon në një intervistë se si ai së bashku me ekipin e tij u zunë në pritë nga forcat ruse.

Një nga gjërat që është interesante është se këto incidente ndodhin shumë. Është shumë e rrallë që kamera të rrotullohet gjatë gjithë kohës. Gjëja më e vështirë ishte të provoja të dilje nga makina. Dy nga ekipi kishin dalë dhe tre prej nesh kishim mbetur,”-tha ai.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Ramsay tregoi se në atë moment nuk besonte se do mund të dilte i gjallë nga makina ku po fshihej. Ndërsa momentin kur u godit nga një plumb ai e përshkruan si një goditje me çekiç.

“Në atë moment mbaj mend që thashë e di që do të vdes tani. Unë do të vdes. Më kujtohet se pyesja veten se sa shumë do të dhemb kur të më vrasin, sepse në situata të tilla nuk arrije të mendoje se kishe ndonjë mundësi të dilje jasht i gjallë. Është si të goditet me një çekiç me xixëllonjat e fishekzjarreve mbi të. Por nuk ishte aq keq”- tha ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *