Bota

(Video) Gazetari i CNN-it po raportonte nga Ukraina, ndërkohë bombat ruse shpërthejnë shumë afër tij

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt, kurse luftimet më të ashpra aktualisht po zhvillohen në Donbas.

Forcat ruse së fundmi kanë marrë nën kontroll Luhanskun, dhe tani janë nisur drejt Donetskut – dy rajone që e përbëjnë Donbasin, transmeton Telegrafi.

Gazetari i CNN-it, Phil Black, ka vizituar Siverskun, qytet i vogël në kufi me Luhanskun, ku po zhvillohen luftime të mëdha.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Derisa po raportonte për banorët e atjeshëm që po marrin ndihma ushqimore, dhe nga çasti në çast pritet ardhja e forcave ruse, gazetari amerikan ishte dëshmitar i bombardimeve të vazhdueshme që ndodhnin atje.

Në një moment në afërsi të tij shkrepen disa bomba, për të cilat ai thotë se janë ruse dhe binin në zona e banuara – kryesisht nga civilët.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Më poshtë gjeni videon ku shihen qytetarët që duket sikur ishin mësuar me bombardimet, pasi shpërthimet nuk u bënin përshtypje fare – madje as grave e fëmijëve që mblidheshin për të marrë ndihmat që u vinin nga Kryqi i Kuq.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *