Bota

Gazeta gjermane krahason Vuçiqin me Orbanin: BE nuk duhet ta tolerojë më Serbinë

Gazeta e njohur gjermane “Die Welt” e krahasuar Vuçiqin atë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban duke e quajtur  ‘Viktor Orban i dytë’, ndërsa është ndalur edhe tek qëndrimet e presidentit serb lidhur me Rusinë, duke shkruar se është më afër me Moskën, njësoj sikurse Hungaria e Orbanit.

“Pse Brukseli është kaq i butë”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane. Më tej në shkrim thuhet se njeriu që ka të gjitha predispozitat për t’u bërë një Viktor Orban i dytë, Vuçiqi, është duke pritur tek dera e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

“Njësoj sikurse kryeministri i Hungarisë, Vuçiqi shtyp ata që e kritikojnë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe përdor levat politike kundër Brukselit njëjtë sikurse Orbani”, shkruan media gjermane.

Lexo më shumë  “Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria malazeze urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

Për shtypjen e medias në Serbi ka folur edhe gazetari serb i televizionit N1 Dushan Mlladenjoviç. Ai thotë se ata shahen çdo ditë si tradhtarë dhe agjentë të CIA-s.

“Çdo ditë na shajnë si tradhtarë, mercenarë të huaj dhe agjentë të CIA-s, edhe nga anëtarët e partisë në pushtet në parlament”, ka thënë Mlladenjoviç.

Ai ka treguar se si është përndjekur dy herë edhe kur ka qenë jashtë me fëmijën e tij. Megjithatë gazetari serb thotë se pavarësisht që Qeveria serbe nuk i pëlqen zërat kritikë, gazetarët do të bëjnë punën e tyre dhe jo të kujdesen për imazhin e qeverisë serbe.

Lexo më shumë  Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

Edhe-ish diplomatja Sonja Biserko sheh “tendencat joliberale të ngjashme si në Hungari” edhe në Serbi.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e  Brukselit karshi një Serbie të tillë. Sipas saj, Brukseli dëshiron të fitojë mbi Serbinë, derisa thekson se Serbia është duke e përdorur potencialin e saj shantazhues meqë “është e vetëdijshme për rëndësinë e saj gjeopolitike në rajon’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *