Lajme

Fushë-Kruja pa energji elektrike, prishen prodhimet blektorale të fermerëve

Disa fshatra të Krujës janë pa energji elektrike prej ditës së djeshme.

Kjo situatë ka irrituar fermerët të cilët kanë komplekse blegtorale dhe mungesa e energjisë i ka shkaktuar dëme. Muharrem Hoçja tregon se sasia e qumështit të djeshëm në kompleksin e tij ka skaduar nga mos funksionimi i sistemit të ftohjes.

“Nuk ka energji elektrike në gjithë rrethinat e Krujës. Disa herë ka ndodhur, këta nuk e kanë vetëm këtë ditë të mbarë e të mirë. Çdo ditë, çdo vit, çdo muaj vetëm energjia, energjia. Mirë që energji nuk ka, vjen nën kapacitet..i bëj thirrje OSHEE të ngrejë grupe të shohë defektin. Urdhëro, 150 mijë lekë qumësht të prishur mbrëmë. U bëmë gazi i botës duke kërkuar të drejtat tona, nuk jemi duke kërkuar lekë. Jemi duke kërkuar atë që i paguajmë. Jemi 24 orë pa energji. Ditë Bajrami edhe sot nuk ka, as telefonat nuk i hapin. Të hënën në shenjë proteste do t’ia hedh qumështin në sallon OSHEE-së.”

Lexo më shumë  Qoku: BDI-ja e Ahmetit i favorizon politikat proserbe

Sipas tij, asnjë nga drejtuesi e OSHEE në Fushë-Krujë nuk është përgjigjur për mungesën e energjisë, ndaj ai u shpreh se në shenjë proteste qumështin e grumbulluar do ta shkarkojë pranë zyrave të OSHEE.

Fshatrat të tjerë janë ankuar mbrëmjen e kaluar se festa e Kurban Bajramit i ka gjetur në errësirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *