Bota

Bullgaria mund të shkojë sërish në zgjedhje

Partia liberale bullgare nuk arriti të siguronte shumicë parlamentare për të formuar qeveri dhe udhëheqësi i saj i ktheu mandatin Presidentit Rumen Radev.

Bullgaria rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje, të katërtat në pak më shumë se një vit.

Kryeministri i emëruar Assen Vassilev, i cili është bashkëkryetar i partisë reformiste ‘Ne Vazhdojmë Ndryshojmë’, kishte një javë kohë për t’i dhënë fund krizës së fundit politike që ka përfshirë vendin.

Para se të kthente mandatin, Vasilev shpjegoi se partia e tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme për të siguruar një shumicë prej 121 vendesh në parlament për të zgjedhur një kabinet.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

“Ne nuk mund të merrnim mbështetjen e nevojshme për të çliruar Bullgarinë nga korrupsioni”, tha Vasilev.

Vasilev i arsimuar në Harvard shërbeu si Ministër i Financave në qeverinë e mëparshme që u rrëzua me një votë mosbesimi më 22 qershor.

Kjo situatë mund të sjellë një prani më të fortë të grupeve nacionaliste dhe pro-ruse në parlament.

Të premten, Radev njoftoi se tashmë do t’i dorëzojë mandatin qeveritar partisë së qendrës së djathtë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov, e cila  ka thënë se do ta kthejë menjëherë  mandatin.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Në këtë rast, një mandat i tretë dhe i fundit do t’i ofrohet nga presidenti një partie parlamentare të zgjedhur prej tij. Analisti politik Daniel Smilov tha se dështimi për të formuar një qeveri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *