Lajme

Fundjava gati për plazh, meteorologia tregon sa do të shkojnë temperaturat

Dita e premte do të karakterizohet nga kalime të ndjeshme vranësirash dhe rrebeshe shiu. Shkak është depërtimi masave ajrore nga Evropa e Veriut.

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje direkte me emisonin “Vila24”, ne News24 tha se vendi ynë dhe i gjithë rajoni kaluan një nga valët më të gjata të të nxehtit.

Porja sqaron se era ne brigjet detare jugore, kryesisht në Vlorë do ketë fuqizim të parametrave, duke sjellë edhe rritje të dallgëzimit.

Lexo më shumë  Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Sa i përket ditës së shtunë e të diel do ketë kthim të kthjellimeve dhe priten ditë të përshtatshme për plazh.

Temperaturat e ajrit do arrijnë deri në 32- 33 gradë C, me maksimumin 35 gradë në Gjirokastër apo Elbasan, pjesa tjetër e territorit do jetë në vlera tipike të korrikut.

Java që vjen do jetë në të njëjtat kushte atmosferike, me det paksa të trazuar në pjesën e dytë të ditës.

Lexo më shumë  Sallahu e quan turp mosvotimin e Marrëveshjes për burgje: U dëmtuan marrëdhëniet me Danimarkën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *