KryesoreLajme

Ftesë speciale dhe takime kyçe – Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në SAHA EXPO 2026 në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në SAHA EXPO 2026, në Republikën e Turqisë, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë.

Pjesëmarrja e ministrit në këtë ngjarje të rëndësishme është realizuar me ftesë zyrtare nga Haluk Bayraktar, duke reflektuar nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet palëve, si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes.

Lexo më shumë  Endrit Shala i PDK-së dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Maqedonci do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë institucionalë dhe drejtues të kompanive ndërkombëtare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, si dhe identifikimin e mundësive konkrete për partneritet në fushën e mbrojtjes.

SAHA EXPO 2026 shërben si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit strategjik, duke kontribuuar në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Lexo më shumë  430 mijë dollarë për një vit, lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA
YouTube player