Lajme

FSK-ja shpëton fëmijën 2-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Përmes një komunikate për media thuhet se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë dhe në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Lexo më shumë  Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kolapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftim.

Shpëtimin e këtij fëmije është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili shprehet se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar që është e ngujuar në rrënoja.

Lexo më shumë  SPAK: Të dhënat e kompanive celulare lokalizojnë Belinda Ballukun pranë vilës F6 në White Rocks gjatë viteve 2024-2026

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *