Lajme

FSHF-ja tërheq mbështetjen për Infantinon

Federata Shqiptare e Futbollit ka tërhequr përkrahjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një tjetër mandat në krye të FIFA-s. Kjo u bë e ditur të enjten pasdite nga FSHF-ja përmes një komunikate.

Tashmë disa federata evropiane kanë tërhequr përkrahjen për Infantinon, për shkak të planit të tij për të shitur aksione të Kupës së Botës dhe ngjarjeve të tjera, tek investitorët privatë.

UEFA po e kundërshton ashpër Infantinon. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është njëri prej nënpresidentëve të UEFA-s.
FSHF-ja, si shumë federata të tjera, më herët kishte ofruar përkrahje për kandidaturën e Infantinos

Lexo më shumë  Shqiptarët largohen, ministrja e Ramës tur në Azi për të siguruar punëtorë

“Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom, përmes së cilës e njofton për revokimin e mbështetjes së saj ndaj kandidaturës së Gianni Infantino për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s. Në letrën e firmosur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksohet se pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e Infantinos”, shkruan në komunikatën e FSHF-së.

Uellsi ishte vendi i parë që tërhoqi përkrahjen për zviceranin Infantino.

Lexo më shumë  Zhupa: Qeveria shkel ligjin që miratoi! Çon fadromat në Vlorë në mes të sezonit turistik

“Ky vendim vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat evropiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s. Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës”, shkruan tutje Federata Shqiptare e Futbollit.

Rruga Press

YouTube player