Gjeopolitikë

Front amerikan kundër Kinës, Blinken nis turin në Azi

Kina vijon të shfaqet gjithnjë e më shumë kërcënuese për supermacinë ekonomike dhe ushtarake amerikane në botë, teksa ShBA-të po marrin masa për të përballuar fuqizimin e saj.

Këtë të hënë sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken nisi turin e tij në Azinë juglindore. Ai ka mbërritur këtë fillimjavë në Xhakarta të Indonezisë kur pritet të ketë takime të nivelit të lartë. Amerikanët po kërkojnë të ndërtojnë një front të tërë në Indo-Paqësor për të përmbajtur dhe përballuar rritjen e jashtëzakoshme kineze.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Strategjia e presidentit amerikan Joe Biden nuk ndryshon shumë nga ajo e ish-presidentit Donald Trump, duke vënë theksin te rreziku kinez dhe me një fokus më të madh në zonën aziatike. Ndryshimi në politikën e Shtëpisë së Bardhë është se ekipi i Bidenit ka vënë një theks më të madh në ndërtimin e aleancave për t’iu kundërvënë Pekinit, se përballjeve të llojit Trump.

Pas Indonezisë, Blinken shkon në Malajzi dhe Tajlandë. Në takimet e tij, ai do të “përqendrohet në forcimin e infrastrukturës rajonale të sigurisë”, pas tensioneve në Detin e Kinës Jugore që përfshin disa shtete të Azisë Juglindore.

Për amerikanët, Kina paraqet “provën më të madh gjeopolitike” të shekullit, ndaj janë të vendosur që të gjenje një balancë mes konkurrencës dhe konfrontimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *