Lajme

E kujt është Gazeta Express dhe Televizioni T7 ?

Shkruan Ali Sh. Mehmeti

Muajve të fundit është përfolur se Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë shitur dhe se Berat Buzhala nuk do të jetë më pjesë e këtyre dy mediumeve. Konfirmimi se Berat Buzhala po largohet erdhi para pak javësh nga vet Gazeta Express duke konfirmuar se:

“Bordi i kompanisë “MediaWorks”, pjesë e së cilës janë Gazeta Express dhe Televizioni T7, ka emëruar sot Drejtorin e ri të kompanisë, z. Leonard Kerqukin, i cili deri më tash ka ushtruar detyrën e Kryeredaktorit. Emërimi i Kerqukit vjen pas dorëheqjes së Drejtorit të deritashëm, z. Berat Buzhala.”

Por, kush është kompania “Media Works” e formuar në vitin 2004 me një kapital prej 18.000 euro? Duke hallakatur nëpër sajtin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) rezulton se aktualisht është në pronësi 100% të kompanisë “A.B.C. Menagement” me kapital prej 1,6 milion euro. Por, në regjistrin e ARBK-së kompania “A.B.C. Menagement” nuk figuron fare dhe, kështu humbet gjurma.

Lexo më shumë  Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

Por jo. Edhe pse në regjistrin e ARBK-së mund të shihen emrat e kompanive të ndryshme por jo edhe ndonjë informacion tjetër, nuk do të thotë se këto informacione, edhe pse të kufizuara, nuk mund të gjinden nëpër botë: në ishujt Kajman, Luksemburg, Zvicër, Angli apo gjetiu. Për befasi të këndshme kompaninë në fjalë nuk e gjeta në këto parajsa fiskale, por në Tiranë. Kjo kënaqësi nuk zgjati gjatë. Kur e hallakata edhe regjistrin e Qendrës Kombëtare të Bizneseve të Shqipërisë gjeta se kjo kompani është regjistruar në korrik të vitit 2019 me kapital 100 lekë dhe menjëherë pas regjistrimit e kishte blerë televizionin shqiptar “ABC News”. Kur e ka blerë edhe kompaninë “Media Works”, respektivisht Gazetën Express dhe televizionin T7 nuk e di, por ajo që më shokoi ishte fakti se pronare e kësaj kompanie ishte një shtetase greke nga Selaniku, znj. Efthymia (Vasileios) Gkouma. Imagjinoni se ku kanë shkuar paratë e ndara nga PTK-ja për këto mediume.

Lexo më shumë  Kurti: Nga Planit të Rritjes, Kosova do të përfitojë afro 1 miliard euro

Të kujt ishin më herret këto dy mediume nuk e di, sepse nuk shihet nga regjistri i ARBK-së, pasi që, mungon historiku.

Burimet:

https://www.gazetaexpress.com/leonard-kerquki-drejtor-i…/

https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,126161

https://qkb.gov.al/…/kerko-ne…/kerko-per-subjekt/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *