Bota

Franca i sekuestron vilën me vlerë 90 mln paund Abramoviçit

Autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e Roman Abramoviçit në jug të Francës, e cila dikur i përkiste Dukës dhe Dukeshës së Uindsorit, si pjesë e sanksioneve kundër oligarkëve rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës, raportoi të mërkurën Daily Mail.

Château de la Croë është e vendosur në një nga pjesët më prestigjioze të Rivierës franceze – the Cap d’Antibes – dhe agjentët e shitjes thonë se vlera e saj arrin rreth 90 milionë paund.

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

E ndërtuar më 1926, vila elegante ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe është e vendosur në 12 hektarë zonë pyjore dhe lëndina luksoze vetëm disa metra nga Deti Mesdhe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *