Franca: Aktualisht në Mariupol nuk është i mundur asnjë mision humanitar
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologu i tij nga Rusia, Vladimir Putin, kanë diskutuar të martën nëpërmjet telefonit për situatën në Ukrainë.
“Macroni gjatë kësaj bisede ka folur edhe mbi një misioni humanitar për qytetin e rrethuar të Mariupolit me Putinin, mirëpo në këtë fazë nuk është e mundur”, ka thënë një zyrtar i presidencës franceze, raportoi CNN.
Pozicioni i Rusisë për një mision humanitar për Mariupolin mbetet i ashpër, ka thënë më tej zyrtari, duke shtuar se Putini i ka thënë presidentit francez se do të mendonte për këtë.
Për këtë bisedë telefonike, Kremlini ka lëshuar një deklaratë në të cilën tha se udhëheqësit kanë diskutuar për vendimin e Rusisë sa i përket pagesës në rubla për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Evropian.
Rruga Press