Kuriozitete

Fotografia që po bën xhiron në internet – shqiptarja Mira Murati e ulur pranë Bill Gates gjatë një eventi teknologjik

Inxhinierja shqiptare, Mira Murati e cila njëherësh është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI ishte e pranishme në eventin e 10 vjetorit të platformës Code.org.

Por, ajo që zgjoi vëmendjen e të gjithëve është se shqiptarja ishte ulur në panel pranë themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur – bëjini gjërat … të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, raportohet të ketë thënë Murati gjatë këtij eventi.

OpenAI është kompania që vitin e kaluar bëri bujë me lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale ChatGPT si dhe projekte të tjera me këtë teknologji.

Me lansimin e ChatGPT, shumë kompani të tjera teknologjike shtynë synimet për të lansuar gjithashtu mjete të ngjashme me AI sikurse Google, Meta dhe kompani të tjera. Sipërmarrësi Elon Musk gjithashtu po punon në një mjet të tillë.

Rruga Press

YouTube player