Bota

“Cënon sigurinë kombëtare”, Izraeli mbyll Al Jazeera-n

Qeveria izraelite po përgatitet për të mbyllur përkohësisht Al Jazeera dhe media të tjera, raportimi i të cilave “dëmton sigurinë kombëtare” në luftën me milicitë e Gazës, tha rrjeti televiziv arab me bazë në Katar.

Sipas Al Jazeera, Ministria e Transportit e Izraelit ka hartuar tashmë vendimin për këtë masë emergjente, me miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave izraelite të sigurisë.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

“Gjithçka që mbetet për të ndalur transmetimet e kanalit nga Izraeli është miratimi përfundimtar i qeverisë, i cili pritet në orët e ardhshme, sipas një deklarate ministrore”, raporton Al Jazeera. Në njoftim theksohet se sapo të merret drita jeshile nga kabineti atëherë urdhri do të ketë “efekt” të menjëhershëm.

Rruga Press

YouTube player