Art & Kulturë

Fotografi nga periudha osmane në ekspozitën e muzeut Marubi

Një ekspozitë unike është çelur ne muzeun e fotografisë Marubi në Shkodër.

Ekspozita “Pietro Marubi dhe fotografët e periudhës osmane”, ka bërë bashkë fotografët më të rëndësishëm të Periudhës Osmane.

E pranishme në muzeun e fotografisë, Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se këto foto dëshmojnë historinë dhe marrëdhënien mes popullit shqiptar dhe atij turk.

Ne këtë ekspozitë krahas fotografëve më të famshëm të Perandorisë Osmane, gjejmë edhe fotografitë e Pietro Marubbi-t, disa në bardh e zi e të tjera të ngjyrosura.

Pamjet e qyteteve, shkollave dhe njerëzve me veshjet tradicionale, i gjejmë të tregtohen edhe në formën e kartolinave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *