BallinaBota

FOTO: Viti 2020, i “errët” edhe për sportin

Një vit si asnjë tjetër, 2020 mbetet një prej më të errëtëve në histori, jo vetëm për njerëzimin, por edhe për sportin. Ishte viti që ndali sportin, në shumë mënyra. Të papritura, siç ishte pandemia e COVID-19.

Të dhimbshme, pas humbjes së shumë emrave të mëdhenj, por edhe të guximshme, me protesta për barazinë racore.

Mbyllja e paprecedentë shkaktoi shtyrjen e shumë eventeve të mëdha, nga Kampionati Europian te Lojërat Olimpike në Tokio.

Janar 2020: Viti 2020 nisi me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të Kobe Bryant.  Një aksident fatkeq me helikopter i mori jetën një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave në basketboll. Lajmi tragjik i 26 janarit tronditi Shtetet e Bashkuara, por edhe të gjithë botën. Së bashku me Kobe, u shua edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, mes të cilëve edhe piloti.

Fillimi i vitit u ndikua edhe nga zjarret shkatërrimtarë, që shkaktuan ndërprerjen dhe shtyrjen e ndeshjeve të turneut të tenisit, Australian Open. Katastrofa që vazhdonte prej shtatorit 2019, shkaktoi tym të fort dhe ndotje të ajrit, duke ndikuar në turneun që zhvillohet në Melburn. Tenisti australian, Bernard Tomiç, shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke pasur nevojë për asistencën e mjekëve gjatë ndeshjes, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me tenisten sllovene Dalila Jakupovic, e cila braktisi ndeshjen. Më 30 janar u deklarua zyrtarisht edhe gjendja e emergjencës prej koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 pandemi globale.

Mars 2020: Këtu nisi edhe një efekt domino i ngjarjeve të paprecedenta, në historinë e njerëzimit, të cilat sollën izolimin e mbarë globit. Të gjitha eventet sportive ndaluan, ndërsa aktivitetet më të mëdha u detyruan të shtyhen në kohë, pavarësisht tentativave për organizimin e tyre normal.

“Sipas informacioneve të Task-Forcës së përbërë nga Komiteti Olimpik, organizatorët në Japoni dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kemi shumë besim te suksesi i Olimpiadës, Tokio 2020”, deklaronte më 3 mars Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Me përkeqësimin e situatës, qëndrimet nisën të ndryshonin.

Fillimi i vitit u ndikua edhe nga zjarret shkatërrimtarë, që shkaktuan ndërprerjen dhe shtyrjen e ndeshjeve të turneut të tenisit, Australian Open. Katastrofa që vazhdonte prej shtatorit 2019, shkaktoi tym të fort dhe ndotje të ajrit, duke ndikuar në turneun që zhvillohet në Melburn. Tenisti australian, Bernard Tomiç, shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke pasur nevojë për asistencën e mjekëve gjatë ndeshjes, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me tenisten sllovene Dalila Jakupovic, e cila braktisi ndeshjen. Më 30 janar u deklarua zyrtarisht edhe gjendja e emergjencës prej koronavirusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 pandemi globale.

Mars 2020: Këtu nisi edhe një efekt domino i ngjarjeve të paprecedenta, në historinë e njerëzimit, të cilat sollën izolimin e mbarë globit. Të gjitha eventet sportive ndaluan, ndërsa aktivitetet më të mëdha u detyruan të shtyhen në kohë, pavarësisht tentativave për organizimin e tyre normal.

“Sipas informacioneve të Task-Forcës së përbërë nga Komiteti Olimpik, organizatorët në Japoni dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kemi shumë besim te suksesi i Olimpiadës, Tokio 2020”, deklaronte më 3 mars Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Me përkeqësimin e situatës, qëndrimet nisën të ndryshonin.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Më 9 mars, Italia mbyll zyrtarisht sportin në vend. Më 11 mars, NBA pezullon sezonin. Më 13 mars, mbyllet Premier League. Përpos mbylljes së pjesës më të madhe të ligave kombëtare në 99% të globit, UEFA mori hapin e parë të madh.

“Kampionati Europian do të spostohet në vitin 2021, dhe nuk duket e mundur që evenimentet e tjera të zhvillohen, duke nisur nga Botërori i Klubeve”, ishin fjalët e presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin.

Edhe pse provuan deri në fund, duke bërë që Flaka Olimpike të niste rrugën drejt Japonisë, shumë shpejt edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe shteti aziatik u dorëzuan. Fillimisht, qeveria japoneze dhe më pas IOC, konfirmuan që për herë të parë në histori, Lojërat Olimpike do të shtyhen, për t’u zhvilluar në vitin 2021.

Sportistët më të mëdhenj nisën të organizonin lojëra online apo sfida. Një mënyrë për të kaluarën kohën në izolim. Kalimi i kohës të mbyllur në shtëpi, bëri që përveç atletëve profesionistë, edhe njerëzit e thjeshtë të gjenin mënyra praktike për t’u argëtuar nëpërmjet sportit. Nga tenisi mbi çati, te maratona e vrapit në ballkon.

Halaand shënon golin e parë pas 66 ditëve bllokim, në një stadium të boshatisur

Prill 2020: Mes lajmeve tragjike nga pandemia, në prill, u njoftua ndarja nga jeta e një tjetër emri të madh të sportit. Pas betejës me një sëmundje të gjatë, u dorëzua britaniku Sir Stirling Moss, i cilësuar “piloti më i madh që nuk fitoi kurrë titullin botëror në Formula 1”.

Maj 2020: Më 16 maj, Bundesliga gjermane u bë kampionati i parë në Europë që u kthye në fushë pas izolimit. Dy muaj pas shpërthimit të pandemisë dhe në qetësinë e stadiumeve pa tifozë, Erling Haaland, i Borussia Dortmund, shënoi golin e parë pas 66 ditëve pezullim të aktivitetit në derbin e Ruhr, të fituar 4-0 kundër Schalkes.

Qershor 2020: Pak javë më pas, në fushë zbritën edhe Serie A e La Liga spanjolle. Ashtu si edhe Premier Liga angleze. Por, në këtë periudhë, ndjenjat e tronditjes nga virusi dhe entuziazmi për rifillimin e sezoneve sportive, ishte përzier me protestën “Black Lives Matter”. Pas vdekjes së George Flyod prej dhunës policore në Shtetet e Bashkuara, sportistët në turnetë më të rëndësishëm u solidarizuan. Më 26 qershor, pas 30 vjetëve pritje, Liverpool u kurorëzua kampion i Premier League. Një edicion fantastik i skuadrës së Jurgen Klopp dhe festa e shumëpritur nga tifozët, që me gjithë masat e distancimit social, dolën në rrugë dhe festuan.

Korrik 2020: Edhe Amerika tentoi të riniste normalitetin në sport. Por, pas ndeshjeve të para në futboll, bejzboll apo në basketboll, u regjistrua një bojkot masiv i ndeshjeve nga atletët në mbështetje të protestës “Black Lives Matter”. Një prej figurave më aktive të lëvizjes kundër racizmit ishte shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, që para çdo gare ulej në gjunjë. Nëse fillimisht, pilotët u shfaqën të ndarë në këtë iniciativë, me kalimin e kohës beteja kundër racizmit u kthye në moton e Formula 1. ”Nuk kam fjalë të them se sa krenar jam që Mercedes më ka mbështetur dhe mbështet mesazhin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Ndryshimi i ngjyrës së makinës në të zezë është diçka e paprecedentë, pasi kjo makinë njihej gjithmonë si “shigjeta e argjendtë”. Nuk e ndryshojmë dot të kaluarën, por skuadra u bë pjesë e ndryshimit për të ardhmen”, deklaroi atëherë kampioni britanik.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Gusht 2020: Bayern Munchen u kthye në majë të Europës, duke triumfuar në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ishte absolutisht më e mira, duke e mbyllur sezonin me tri trofe madhore, përfshirë edhe Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Shtator 2020: Prej pandemisë dhe ndërprerjes, merkato e verës u spostua, deri në shtator. Lëvizjet e mëdha nuk munguan. Gareth Bale u largua nga Reali i Madridit, për t’u kthyer te Tottenham, ndërsa Barcelona trajtoi si të panevojshëm Luis Suarez, i cili u transferua mes lotëve te Atletico Madrid. Largimi i Suarez solli reagimin e Lionel Messit. Edhe kapiteni i Barcelonës kërkoi largimin, por në një qytet ku argjentinasi është idhull, situata u shoqërua me dorëheqjen e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Tetor 2020: Los Angeles Lakers u kthyen te titulli kampion në NBA-in amerikan. Triumfi i 17-të në historinë e skuadrës, që dominoi finalen me Miami Heat.

Nëntor 2020: Drama e 2020-s vijoi me ndarjen nga jeta e Diego Armando Maradonës, një prej më të mëdhenjve që ka luajtur futboll, një frymëzim për breza të tërë. “Zoti u largua nga kjo botë, për t’u rikthyer në qiell. Nuk mendoja se në jetën time do të shoh dikë me aftësitë e Maradonës në futboll. Diego ishte i jashtëzakonshëm”, shprehej për Maradonën një tjetër i madh, Gary Lineker.

Dhjetor 2020: Ngjarjet e dhimbshme të një viti të mbrapshtë vazhduan me ndarjen nga jeta, më 9 dhjetor, të ikonës së Italisë kampione të botës në 1982-shin, Paolo Rossi. Heroi i eventit në Spanjë dhe goleadori i botërorit u shua në moshën 64-vjeçare.

Drama rrezikoi të merrte përmasa të frikshme gjatë Çmimit të Madh të Bahrejnit në Formula 1. Romain Grosjean shpëtoi për mrekulli, pasi makina e tij u nda në dy pjesë dhe mori flakë, pas një aksidenti. “Mendova se nuk mund të vdes sot. Nuk mund t’i braktis fëmijët e mi. Duhet t’i takoj përsëri. Ndonjëherë jemi pranë vdekjes, kemi pak frikë. Këtë herë vdekja më kaloi përpara syve”, ishin fjalët e tij.

2020-ta u mbyll me ngjarjen e dënueshme të tifozëve të Millwall në Angli, që fërshëllyen dhe kontestuan lojtarët, në momentin kur ata po shfaqnin solidarizim me “Black Lives Matter”, përpara ndeshjes me Derby County.

Ky ishte një vit që regjistroi ngjarje të paprecedente dhe të dhimbshme për të gjithë. 12 muaj për t’u hedhur sa më shpejt pas shpine. Me kujtimin dhe dhimbjen e tragjedive që ndodhën, për të vazhduar përpara me shpresë drejt së ardhmes.

Rruga Press

YouTube player