FOTO/ Skandali seksual, PSG i ndërpret kontratën futbollistit
Jese Rodriguez nuk është më një futbollist i PSG.
Edhe pse kontrata duhej të mbyllej më 30 qershor 2021, kampionët e Francës kanë vendosur ta ndërpresin 6 muaj përpara.
Arsyeja? Gjithçka lidhet me imazhin e klubit parizien pas disa sjelljeve “të pahijshme” të futbollistit.
Fillimisht, party në kohën e karantinës, pa maskë dhe me shumë persona të pranishëm. Më pas skandali seksual, menjëherë pas këtij party.
Sipas mediave spanjolle, Rodriguez ka tradhëtuar partneren e tij të fundit Aura Ruiz me Rocio Amar, e famshme për pjesëmarrjen e saj në disa relality-show, shkruan mediat ndërkombëtare, përcjell Ora News.
Diçka personale por sipas PSG, cënon imazhin e klubit.