BallinaLajme

Sot shorti për “Katar 2022”, ja në cilën vazo ndodhet Shqipëria dhe Kosova

Shqipëria do të mësojë sot kundërshtarët e saj për eleminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Shorti do të hidhet pasditen e sotme, duke nisur nga ora 18:00.

Në garë janë 55 kombëtare të ndara në 6 vazo me 6 dhe 5 skuadra.

Shqipëria ndodhet në vazon 4 dhe pritet që në grup të ketë të paktën 3 ekipe më të forta, ndërsa Kosova ndodhet një vazo më poshtë dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi një derbi shqiptar në eleminatore, raporton Ora News.

Lexo më shumë  Reporterët pa Kufij ngre alarmin: Dhunë dhe intimidim ndaj gazetarëve gjatë protestave në Shqipëri

Ja vazot

Vazo 1: Itali, Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanja, Kroacia, Danimarka, Gjermani, Holanda.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Slovakia, Rumania.

Vazo 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Republika Çeke, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia, Finlanda.

Vazo 4: Bosnja, Slovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izrael, Bjellorusia, Gjergjia, Luksemburg.

Vazo 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbaixhan, Estonia, Kazakistan, Kosova, Lituania, Letonia, Andorra.

Vazo 6: Malta, Moldavi, Lihtenshtein, Gjibraltar, San Marino.

Lexo më shumë  Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
YouTube player