FOTO/ Eklipsi diellor në Antarktidë dhuron spektakël të rrallë
Eklipsi total i diellit që ndodhi në agimin etë shtunës bëri që nata të bjerë për më shumë se 40 sekonda në Antarktidën e thellë, i vetmi vend në botë ku u vëzhgua tërësia e fenomenit astronomik.
Eklipsi siguroi një pushim të shkurtër nga dita e gjatë e verës që Antarktida po përjeton që nga tetori – në fakt, dielli nuk do të perëndojë më atje deri në prill.
“Dukej shkëlqyeshëm”, tha Raúl Cordero, një akademik nga Universiteti i Santiago de Kilit në lidhje me fenomenin, e cila mund të shihet edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të NASA-s.
Në orën 07:00 me orën lokale, Hëna filloi të fshehë sferën e Diellit dhe 46 minuta më vonë, ylli u fsheh plotësisht për pak më shumë se 40 sekonda, duke treguar kurorën diellore, një blic të rrumbullakët rreth errësirës së krijuar nga mbivendosja e Hënës.
Baza e “Union Glacier Antarctic” ishte i vetmi vend në planet ku disa shkencëtarë, ekspertë dhe turistë – që kishin paguar nga 40,000 dollarë për një kompani të turizmi, panë drejtpërdrejt eklipsin diellor, i cili zgjati për një orë e gjashtë minuta.
Eklipsi tjetër i plotë diellor nuk do të ndodhë deri më 8 prill 2024, por, ndryshe nga ngjarja e së shtunës, ai do të jetë gjerësisht i dukshëm në pjesë të Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Në Evropë, ndërkohë, një eklips total diellor nuk pritet të ndodhë këtë shekull.
Rruga Press