KryesoreLajme

Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojnë për rinovimin e plotë të stadiumit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çekun dhe kandidatin për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokol, kanë vizituar sot Lirinë e Prizrenit.

Aty janë pritur nga drejtues të klubit, futbollistë e stafi i klubit nga Prizreni.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Çeku se janë duke pritur rinovimin total të stadiumit ku kanë ndarë 13 milionë euro.

Lexo më shumë  Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për ligjin për portet turistike: Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me angazhimet për mbylljen e Kapitullit 27 me BE-në

“Në Prizren takuam sot drejtuesit, lojtarët dhe stafin e një prej klubeve më të vjetra të futbollit në vend, FC Liria, simbol i sportit dhe kulturës prizrenase. Me entuziazëm po presin fillimin e punimeve për rinovimin total të stadiumit të qytetit. 13 milionë euro kemi ndarë për këtë stadium, i cili do të jetë i kategorisë 2 dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-së, ndërsa do të ketë kapacitet prej 7750 ulëse”, ka shkruar Çeku.

Lexo më shumë  Shqipëria, e para në rajon për rritjen e çmimeve, sipas fuqisë blerëse
YouTube player