Bota

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru në Java të Indonezisë. Autoritetet thanë se edhe 27 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit rinisën punën më 6 dhjetor, disa ditë pasi e ndërprenë punën për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Pasi u përmirësua moti, ekipet arritën të nxjerrin nga gërmadhat trupin e një djali 13-vjeçar. Sipas zyrtarëve, të paktën 56 persona janë hospitalizuar, shumica prej tyre me djegie.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Një shtëllungë e madhe e hirit vullkanik u ngrit 15,000 metra në qiellin e ishullit Java, pasi shpërtheu vullkani Semeru më 4 dhjetor. Ky është vullkani më i madh në Indonezi.

Si pasojë e shpërthimit të vullkanit janë dëmtuar pothuajse 3,000 shtëpi në fshatrat përreth dhe po ashtu ka pasur dëme edhe në shkolla, rrugë dhe ura.

Semeru është një prej mbi 120 vullkaneve aktive në Indonezi, arkipelagun që gjendet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Herën e fundit, Semeru kishte shpërthyer në janar, por nuk ishte raportuar për viktima.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *