(Foto) Dy avionë bombardues amerikanë fluturuan sot mbi Sheshin Skënderbej
Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasditen e kësaj hëne (22 gusht 2022), dy avionë amerikanë B-52 fluturuan mbi Sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.
Qytetarët e Tiranës patën mundësi të ndjekin këtë fluturim në orën 14:45-15:00.
Aeroplanët B-52 fluturuan përmes qiejve të Europës Juglindore për të mbërritur në Shqipëri.
Në një lartësi të ulët fluturimi ata mund të dalloheshin qartë me sy të lirë nga kushdo.
Fluturimi i bombarduesve amerikanë në qiellin e Shqipërisë është edhe një mesazh për të rikonfirmuar aleancat në kohët e “trazirave” gjeopolitike në nivel rajonal dhe botëror.
Rruga Press