Lajme

(Foto) Dy avionë bombardues amerikanë fluturuan sot mbi Sheshin Skënderbej

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasditen e kësaj hëne (22 gusht 2022), dy avionë amerikanë B-52 fluturuan mbi Sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.

Qytetarët e Tiranës patën mundësi të ndjekin këtë fluturim në orën 14:45-15:00.

Aeroplanët B-52 fluturuan përmes qiejve të Europës Juglindore për të mbërritur në Shqipëri.

Lexo më shumë  Të huajt punësohen në Shqipëri: S’do qëndrojnë gjatë, shkak informaliteti

Në një lartësi të ulët fluturimi ata mund të dalloheshin qartë me sy të lirë nga kushdo.

Fluturimi i bombarduesve amerikanë në qiellin e Shqipërisë është edhe një mesazh për të rikonfirmuar aleancat në kohët e “trazirave” gjeopolitike në nivel rajonal dhe botëror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *