Lajme

FOTO/ Berisha: Basha është vegël e qeverisë! Sapo të dal nga prokuroria, do t’iu informoj hollësisht

“Basha është vegël e qeverisë, aty thirrem nga Rama”.

Kështu u shpreh këtë të enjte Sali Berisha teksa doli nga shtëpia e tij për të shkuar në Prokurorinë e Tiranës ku do të pyetet në lidhje me protestën e 8 Janarit. Berisha u shpreh se do të informojë gazetarët hollësisht sapo të dalë nga prokuroria.

Lexo më shumë  Bashkia Klos nis dëgjesat për territorialen, banorët kundërshtojnë bashkimin me Matin

“Për më shumë ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë, do ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël e qeverisë, ato i ka dërguar Rama. Aty thirrem nga Rama unë, jo nga Basha”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha tha se gjykata duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit.

Lexo më shumë  Protestat për dorëheqjen e tij! “Kryeministri ka prekur fundin”, Agim Nesho: Shtatori do të sjellë goditje ndaj Ramës nga komuniteti ndërkombëtar

Rruga Press

YouTube player