Forcat të shtuara të Policisë në veri

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Po ashtu mësohet se një grup i qytetarëve serbë janë mbledhur para komunave. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Raportohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.

Lexo më shumë  PK: Rreth 80 protestues të dhunshëm sulmuan me eksplozivë, armë, gurë e tulla policët në Zveçan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *