Bota

Forcat ruse përpiqen të marrin kontroll të plotë në Donbas

Trupat ruse po rigrupohen me qëllim arritjen e kontrollit të plotë në Donbas, në lindje të Ukrainës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në ditën e 42-të të luftës, trupat ruse po përpiqen të pushtojnë plotësisht Mariupolin dhe të shkatërrojnë mbrojtjen në rajonin e Donetskut.

Ndërkohë, Kharkivi në verilindje të Ukrainës vijon të bombardohet.

BBC raporton se trupat ruse po përdorin linjat hekurudhore për të lëvizur shpejt ngarkesat ushtarake.

Forcat ukrainase kanë marrë përsëri kontrollin në Osokorivkan pranë Khersonit në jug të Ukrainës, që kontrollohej nga rusët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *