Lajme

Flet gruaja që i doli emri me inceneratorët: Kam vetëm 10 mijë lekë të marra borxh

Gruaja së cilës dyshohet se i kanë përdorur identitetin, për të bërë veprime miliona euro me paratë e inceneratorëve ka treguar se si u informua që është përfshirë në këtë skemë.

Duke folur për emisionin “Të Pakespozuarit”, Merita Hajdari foli për takimin me zyrtarë të SPAK, ndërsa kërkoi drejtësi dhe të bëhet e ditur se kush e ka futur në këtë histori.

“Jam 56 vjeç. Banoj te lagjja 10. Unë para kam vetëm 10 mijë lek që kam marrë borxh sot. Unë nuk kam fare para. Unë jam me invaliditetin. Nuk kam lek.

Ka nja tre ditë që e mësova këtë. Më marrin njerëzit e mi në telefon. Thonë çohu se ke dalë në televizion, sikur kam bërë falsifikime dokumentesh me biznese.

Kam ndenjur shumë e shqetësuar. Ngrihem në mëngjes, marr djalin dhe çunin e xhajës dhe iki te rajoni 3. I thashë kam dalë në këtë lajm. Ku i kam këto biznese unë?

Si ka dalë emri im në televizor. Një shef më thotë duhet të shkosh te drejtoria e policisë. Shkoj atje, flasin në telefon dhe më thonë motër ti je e pastër. Unë thashë kam frikë dhe dua të sqaroj.

Më thanë do të shkosh te drejtoria e madhe te Brryli, një godinë me xhama. Shkoj atje, ata nxorën një palë letra, katër biznese, fruta perime, hekuri…

Edhe sot ka dalë një kompani tjetër, janë bërë pesë. Ku i kam unë këto? Ata thonë 5.5 milionë, po ku marr vesh unë nga këto. Të paktën të më japin edhe mua një biznes” – tha Hajdari që shprehu edhe dyshimet se ku mund t’ia kenë marrë identitetin.

“Votimi i parë. Unë vajta në lagje dhe thanë do votoni? Unë them nuk votoj se nuk kam kartë. Edhe më kanë bërë kartën. Unë firma kam bërë vetëm në bashki, për strehim, si person i pastrehë. Edhe te tatimet, më kanë dhënë këto letrat.

I kam thënë ku është më e madhja, që të ankohem. Vajta atje, ishte një gazetare përjashta. I kam thënë dua të sqaroj këtë çështje. Ata të zyrave më dëgjuan dhe dolën te dera.

U thashë atyre, nja dy burra ishin. Ishte një zyrë dhe i thashë, kjo fotografi ka dalë në televizor. Për çfarë akuzohem? Më tha rri e qetë se nuk je ti me këto gjëra. Të ishe me probleme, ne nuk të linim.

Pastaj unë dola jashtë. Thashë do kërkoj drejtësi edhe më lartë. Unë dua drejtësinë time. Jam fukareshë, unë nuk dua këto rëndesa të dal në gjithë botën” – tha ajo. /lapsi.al

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *