Bota

Fitore e madhe për Ukrainën, ministri rus urdhëron trupat të tërhiqen nga Kherson

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka urdhëruar trupat e vendit të tërhiqen në bregun e djathtë të lumit Dnipro, një veprim që ka të ngjarë të çojë në dorëzimin e Moskës të qytetit kryesor jugor Kherson.

Fitorja e Ukrainës në Kherson, një nga objektivat kryesore të ofensivës jugore të Kievit, do të shihet gjerësisht si një goditje e rëndësishme për presidentin rus, Vladimir Putin, vetëm disa javë pas një ceremonie të profilit të lartë në Moskë, në të cilën ai njoftoi aneksimin e Khersonit së bashku me tre rajone të tjera.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Në komentet televizive, gjenerali Sergei Surovikin, në komandën e përgjithshme të luftës, rekomandoi tërheqjen e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnieper, duke përmendur vështirësitë logjistike.

“Khersoni nuk mund të furnizohet plotësisht dhe të funksionojë. Rusia bëri gjithçka që ishte e mundur për të siguruar evakuimin e banorëve të Khersonit”, i tha Surovikin Shoigut.

“Vendimi për të mbrojtur në bregun e majtë të Dnieper nuk është i lehtë, në të njëjtën kohë ne do të shpëtojmë jetën e ushtrisë sonë” shtoi Surovikin.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

“Jeta dhe shëndeti i trupave tona ka gjithmonë prioritet. Merrni parasysh kërcënimin ndaj popullatës civile dhe respektoni dëshirat e atyre që dëshirojnë të largohen. Dhe siguroni transferimin e pajisjeve ushtarake nëpër Dnipro”, tha ministri rus i mbrojtjes, pasi u informua nga Surovikin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *