Lajme

Firmoset memorandumi/ Rama i jep Alabbarit portin e Durrësit

Qeveria shqiptare firmosi këtë të mërkurë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Durrës Yahts & Marina”.

Në një njërën anë ishte shteti shqiptar me Albanian Seaports Development Company, ndërsa në anën tjetër “Eagle Hills Real Estate Development” që përfaqësohej nga investitori Muhammed El Alabbar.

Projekti i shumëpërfolur për të cilin nuk kanë munguar edhe akuzat do të shtrihet në portin ekzistues të Durrësit i cili do të zhvendoset në Porto Romano.

Lexo më shumë  SPAK sekustron pasuri të tjera në Palasë, dyshohet se janë të Belinda Ballukut

Kryeministri Rama nuk la pa shigjetuar kritikët duke u shprehur se janë 2 miliardë dollarë investime që do të transformojnë zonën.

Gjatë gjithë kësaj kohe opozita është shprehur se projekti nuk ka transparencë dhe së nuk është e qartë kush fshihet pas këtij investimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *