Bota

Finlanda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ukrainën, i dërgon 200 mln euro ndihma

Ukraina ka nënshkruar një memorandum të ri për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Finlandën, që përfshin ndarje të informatave inteligjente, prodhim të municionit dhe projekte të përbashkëta të mbrojtjes, shkruan The Guardian.

Ministri i Mbrojtjes së Finlandës të enjten ka thënë se marrëveshja bazohet në mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Ukrainës në tre vjetët e fundit.

Lexo më shumë  Autoritetet estoneze sekuestrojnë një anije me destinacion Rusinë, dyshohet për kontrabandë

“Ky memorandum është tregues se ne duam të zgjerojmë dhe të thellojmë këtë bashkëpunim, për të mirën e të dy vendeve”, ka thënë ai.

Finlanda gjithashtu ka njoftuar për një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 200 milionë eurove drejt Ukrainës, e cila do të rrisë vlerën totale të ndihmës së vendit në 3.3 miliardë euro.

Lexo më shumë  Zelensky i bën thirrje Trumpit t’i përgjigjet sulmit masiv të Rusisë, ndërsa bisedimet rifillojnë në Abu Dhabi
YouTube player