Bota

Finlanda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ukrainën, i dërgon 200 mln euro ndihma

Ukraina ka nënshkruar një memorandum të ri për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Finlandën, që përfshin ndarje të informatave inteligjente, prodhim të municionit dhe projekte të përbashkëta të mbrojtjes, shkruan The Guardian.

Ministri i Mbrojtjes së Finlandës të enjten ka thënë se marrëveshja bazohet në mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Ukrainës në tre vjetët e fundit.

Lexo më shumë  Në Britani shkollat ​​do t’u japin djemve mësime kundër mizogjinisë për të ndaluar maskulinitetin toksik pas suksesit të hitit të Netflix “Adolescence”

“Ky memorandum është tregues se ne duam të zgjerojmë dhe të thellojmë këtë bashkëpunim, për të mirën e të dy vendeve”, ka thënë ai.

Finlanda gjithashtu ka njoftuar për një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 200 milionë eurove drejt Ukrainës, e cila do të rrisë vlerën totale të ndihmës së vendit në 3.3 miliardë euro.

Lexo më shumë  Gjenerali Wesley Clark për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO: Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur
YouTube player