Lajme

Financat problemi më i madh: Klubet shqiptare kanë katër muaj kohë për tu liçencuar në Evropë

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka informuar të gjithë klubet e futbollit, e këtu bëhet fjalë për djem dhe vajza, se nga dita e parë e dhjetorit, ka filluar procesi i licencimit. Në fakt, në total, kriteret për tu pëmbushur janë gjashtë e klubet kanë kohë katër muaj për të plotësuar mangësitë e për të dorëzuar dokumentet. Por është e qartë se infrastruktura dhe finanacat janë kriteret më të sikletshme për klubet shqiptare, që duan të licensohen në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Klubet aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2024-2025 duhet të nisin menjëherë punën. Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2024, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA. Gjatë kësaj periudhe katër mujore klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

1. Kriteri sportiv
2. Kriteri i përgjegjësisë sociale në futboll
3. Kriteri i infrastrukturës
4. Kriteri i administratës dhe personelit
5. Kriteri ligjor
6. Kriteri financiar

Lexo më shumë  Knaus: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para letrës së Gërvallës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson kriteret e KE-së

Klubet duhet të bëjnë kujdes, sepse aplikimet e mundshme pas afateve të vendosura, nuk do të merren parasysh dhe do të jenë subjekt i Komisionit të Licencimit deri në moslejim të pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s & FSHF-së për sezonin 2024 – 2025.

Rruga Press

YouTube player