Lajme

Deputetja Tinka Kurti: Republika e ka humbur një qytetare. Fëmijët e kanë humbur më të shtrenjtën e botës, nënën.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë i ka tronditur të gjithë.

Askush nuk mund ta besojë se si ka mundësi që një person të organizojë vrasjen e gruas së tij, me një inskenim aq të shëmtuar sa vendos në pikëpyetje konstruktin e ndërgjegjes kolektive shoqërore.

Diçka po shkon keq dhe kjo kërkon reagim të menjëhershëm në imtësi, deri në ato gjëra të cilat nuk i kemi menduar se janë pjesë e një game të gjerë të prodhimit të krimit dhe poshtërsisë.

Rreth kësaj tragjedie ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tinka Kurti nga radhët e LVV-së, e cila shprehet se Kosova ka fituar disa vrasës dhe dhimbjen kolektive.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

“Asnjë rast tjetër. Asnjë grua tjetër. Shumë mirë po bëhet me zbardhjen e rastit. Tash puna është me parandalimin. Nuk mund të humbim asnjë jetë më tepër. Asnjë arsyetim për femicidin. Madje as për mohuesit e tij”, tha deputetja Kurti.

Znj. Kurti shtoi se edhe fjalët rreth këtij rasti janë të vështira për t’u shkruar.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetes Tinka Kurti:

“Republika e ka humbur një qytetare.
Fëmijët e kanë humbur më të shtrenjtën e botës, nënën.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti me ministra bënë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Kosova ka fituar disa vrasës dhe dhimbjen kolektive.

Ky duket fundi i njerëzimit por nuk mund ta lejojmë që ta prekim fundin çdo dy muaj.

Asnjë rast tjetër. Asnjë grua tjetër. Shumë mirë po bëhet me zbardhjen e rastit. Tash puna është me parandalimin. Nuk mund të humbim asnjë jetë më tepër. Asnjë arsyetim për femicidin. Madje as për mohuesit e tij.

Ngushëllime nënës së Liridona Ademajt! Unë mezi shkrova e ende nuk mund ta paramendoj zemrën e saj.”

Rruga Press

YouTube player